Aktualitet

Tabaku publikon videon e Ramës: Në 7 vite asnjë premtim i mbajtur

Shkruar nga Liberale
Tabaku publikon videon e Ramës: Në 7 vite asnjë premtim i mbajtur

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video premtimin e bërë nga kryeministri Edi rama në vitin 2013, teksa e shoqëron me një raport të Eurostat që tregon gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Tabaku shprehet se Rama ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë dhe të vërtetën nuk mund ta fshehë asnjë propagandë.

Postimi i plotë:

Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij. RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën ?

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/216419269346996/?t=26

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH