Aktualitet

Tabaku prezanton paketën Anti-korrupsion: Nga 114 kompani që marrin leje ndërtimi, 60% nuk justifikojnë burimet financiare

Shkruar nga Liberale
Tabaku prezanton paketën Anti-korrupsion: Nga 114 kompani që marrin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, flet mbi projektligjet e paketës Anti-korrupsion që prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve.

Tabaku tha se paketa do të fokusohet në këto pika kryesore:

lufta kundër korrupsionit

lufta kundër pastrimit të parave që fshihet në sektorin e ndërtimit️.

Ligji për Investimet Strategjike

Komisionet Hetimore.

Beteja e Shqipërisë kundër pastrimit të parave është kusht i rëndësishëm.

Renditja jonë në zonën gri të MoneyVal është një njollë turpi që duhet hequr.

Sot, vetëm 8% e vlerës së ndërtimit kalon në bankë në një pjesë dërrmuese të ndërtimeve në Tiranë.

92% e vlerës kalon në rrugë informale.

Në 114 kompani qe marrin leje ndërtimi, 60% nuk justifikojnë burimet financiare.

Përkundër shqetësimeve të kolegëve, paketa e ligjeve është tërësisht komplementare dhe i shërben situatës.

Masat drastike në të janë pasojë e situatës alarmante të vendit. Shqipëria rrezikon konferencën e parë ndërqeveritare si pasojë e situatës në të cilën ndodhemi.

Koha të reflektojmë duke e votuar projektligjin që është një hap para në shërbim të mirëqeverisjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH