Aktualitet

Tabaku: Në vijim do nxjerrim fakte për aferën me inceneratorët

               Publikuar në : 20:45 - 19/10/20 liberale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme opozita do të bëjë publike fakte të tjera për inceneratorët.

Në një lidhje “live” për “Vizion Plus”, Tabaku tha se nuk do të mungojnë kallëzimet e denoncimet për këtë aferë. Sipas saj, pjesë e skemës korruptive janë kryeministri, ministra e kryebashkiakë.

“Qeveria ka 3 vite që nuk përgjigjet për këtë çështje. Ne kemi bërë një interpelenacë dhe kemi paraqitur aty fakte dhe prova të marra nga dosjet me të cilat kompanitë kanë aplikuar pranë ministrive përkatëse për të tre inceneratorët. Në ditët në vijim do të vijojnë edhe denoncimet dhe kallëzimet e tjera. Ne çdo gjë që kemi thënë e bazuar në dokumentet e qeverisë. Do të sigurojmë në ditët në vijim edhe fakte të tjera që vijnë nga raporti i KLSH dhe nga raporti i performanës të Ministrisë së Financave. Kjo është një aferë korruptive e përmasave të jashtëzakonshme. Është një aferë korruptive ku janë përfshirë të paktën 3-4 ministra, kryetarë bashkish dhe vetë kryeministri se përndryshe askush nuk e sqaron sesi ka mundësi që vazhdojnë dhe e mbrojnë dhe e kanë paguar edhe kur nuk është realizuar punë. Provat janë atje, provat PD i ka kërkuar zyrtarisht dhe na kanë ardhur 3 vite më parë. Të gjithë dosjen e koncensionit ne e kemi analizuar në çdo fletë të saj dhe kemi bërë denoncime. Sot vendosëm ta çoj,më në SPAK thjesht si një shenjë për ta zgjuar nga gjumi dhe për ta bërë të veprojë”, tha Tabaku.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back