Aktualitet

Tabaku në Kuvend: Bordi i karburanteve po cakton çmimet siç duan oligarkët

Shkruar nga Liberale
Tabaku në Kuvend: Bordi i karburanteve po cakton çmimet siç

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha nga foltorja e Kuvendit, se çmimet e karburanteve po vendosen nga bordi i oligarkëve dhe e cilësoi veprimtarinë e tyre si kriminale.

“I kam kërkuar dhe vazhdoj t’i kërkoj qeverisë që të përfshijnë edhe kompanitë e naftës në Shqipëri. Sidomos Klubin e Oligarkëve që ka rreth 10 muaj që ka vendosur çmimin mbi 200 lekë/litër që e paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre dhe nga rroga e tyre të cilën më shumë se 20% ua ha inflacioni. Në ka ndonjë biznes që përfiton në kurriz të qytetarëve nga spekulimi në këtë kohë është pikërisht klubi i oligarkëve që vendosin çmimin e naftës, çmimin e ushqimeve dhe kështu me radhë. Merru atyre të ardhurat ekstra për fitimet e krijuara në kohë lufte. Mos u justifiko! Thjesht merrua dhe përktheji në paketa në shërbim të qytetarëve”, tha Tabaku në Kuvend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH