Aktualitet

Tabaku: Kuvendi Kombëtar do tregojë se ne jemi shumicë

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Kuvendi Kombëtar do tregojë se ne jemi shumicë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se sot PD do të hedhë një hap të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm në aleancën më të madhe me qytetarët. Sipas saj, Kuvendi Kombëtar sot do të japë mesazhin se kush është në të vërtetë shumicë.

“Një dhe vetëm një vendim i rëndësishëm, PD sot bën një hap të jashtëzakonshëm në një aleancë të madhe me qytetarët, hapet duke e konsideruar aleancën me qytetarët si më të rëndësishmen. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikë, por s’duan të jenë anëtarë, ne sot u japim të drejtën të përfshihen në PD, në kauzat e PD, por mbi të gjitha në luftën e përballjen me qeverinë. Ne sot hedhim këtë hap të madh për t’i ftuar të gjithë. Le të bëhemi bashkë, sot është dita për t’u bërë bashkë.

Do të ekzistojë një strukturë, që do të quhet Aleanca me Qytetarët, ku do të ketë një pjesëmarrje me 10% në strukturat e partisë, për t’iu dhënë atyre mundësinë që kauzat t’i sjellin në parti, por edhe për t’iu dhënë mundësinë për vendimmarrjen brenda partisë. Ndërkohë, standardi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi i PD do të jetë një standard për të gjitha strukturat drejtuese të PD në të ardhmen”, tha Tabaku.

Protesta e Berishës ditën e hënë, duke nisur nga selia e PD…

Sot ka një PD që është këtu, që tregoi shumicën, një PD që do të tregojë shumicën sot edhe në Kuvendin Kombëtar. Të gjithë shqiptarët panë sa energji ka PD, sa njerëz punojnë përditë me pasion për PD. PD do ta tregojë me akte e veprime konkrete rrugën për të ardhmen. Ky Kuvend sot do të japë mesazhin se ne jemi shumicë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH