Aktualitet

Tabaku: Droga dhe korrupsioni po shkatërrojnë shoqërinë dhe demokracinë tonë, koha të veprojmë!

Shkruar nga Liberale

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në diskutimet e sotme të në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, tha se “tanimë është fakt që krimi organizuar ka zënë rrënjë të thella në ekonominë dhe politikën tonë”.

Ajo u shpreh se u diskutua me ministrin Çuçi mbi progresin e bërë në lidhje me Krimin e Organizuar & drogën si një nga prioritetet kyç të BE.

“Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë për të justifikuar dështimet e qeverisë. Raportet flasin qartë dhe realiteti tregon dështimet e qeverisë dhe nuk mund të justifikohen as të mbulohen me arritje të pjesshme”, theksoi Tabaku.

“Tanimë është fakt që krimi organizuar ka zënë rrënjë të thella në ekonominë dhe politikën tonë. FATF vazhdon të konsiderojë Shqipërinë si një vend i rrezikshëm dhe potencial për pastrimin e parave”.

“E trishtë, - shtoi ajo, - “të dëgjoje se si institucione dhe raporte prestigjioze atakohen vetëm përse përshkruajnë realitetin e hidhur Shqiptar. Ka ardhur koha të shihet e vërteta në sy”.

“Droga dhe korrupsioni janë gangrena që po shkatërron shoqërinë dhe demokracinë në vendin tonë. Prandaj duhet të luftojmë për një Shqipëri të lirë dhe sa më pranë BE. Koha të veprojmë!”, - mbyllim reagimin e saj, mbi diskutimet e sotme në komisionin parlamentare, Jorida Tabaku.

Kurse kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, u shpreh se “gjatë takimit, theksova rëndësinë e projektit të Europës në kontekstin gjeopolitik që po jetojmë për shkak të agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevojën për të përshpejtuar procesin e zgjerimit vis a vis rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

“Një nga prioritetet e lëna nga Komisioni Europian në Raportin e 2021 për Shqipërinë në lidhje me sigurimin e nisjes së procedurave penale në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të rivlerësimit”.

“Edhe në raport me pastrimin e parave, Kuvendi i Shqipërisë ka pasur një rol kyç në miratimin në kohë rekord të paketës legjislative të nevojshme për të adresuar rekomandimet e lëna nga raporti i MONEYVAL”, theksoi Balla. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH