Aktualitet

Tabaku kallëzon Veliajn në SPAK: Punime pa tender në fushatë

               Publikuar në : 12:26 - 16/04/21 liberale

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për punimet pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku sipas saj po hidhet asfalt elektoral.

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja për deputete e PD tha se askush s’mund t’i mashtrojë më qytetarët me copa asfalti që u hidhen vetëm për t’u marrë votën.

“Qytetarët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim. Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre. Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës. Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për 8 vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në 8 vite nuk mund të ndryshojnë”.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back