Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se, Rama shkoi me një këmbë, si çeço në samitin e BE-së.
“Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit, por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se, bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit, shkoi”, tha Tabaku në Kuvend.
Kujtojmë se, dy ditë para samitit jo vetëm Shqipëria, por edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut lanë të kuptohej se nuk do të merrnin pjesë, por dje lajmëruan të kundërtën.
Kryeministri Rama reagoi dje duke thënë se, nuk kishte shumë për të dëgjuar për Shqipërinë në samit, por do të kërkonte të dëgjohej për Ballkanin e Hapur. /Liberale.al