Aktualitet

Tabaku i përgjigjet Ramës: Sa gjysma e PD-së bëni ju për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Tabaku i përgjigjet Ramës: Sa gjysma e PD-së bëni ju

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Tabaku tha se, kryeministri Edi Rama foli me gjuhën e vjetër, duke shtuar se PD-ja gjithmonë ka punuar për të mirën e Kosovës.

“Edi Rama me gjuhën e vjetër dhe na kërkon të mos kompleksohemi. A besojmë ne se UÇK ka kryer krime? Jo nuk e besojmë. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë kryer krime? Jo. A ka punuar PD kundër Kosovës? Jo nuk është e vërtetë. Kemi punuar vetëm për të mirën e Kosovës. Vetëm një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. Përpara se të nxjerrësh helm për të mbrojtur vetën, nuk mund ta justifikosh veten edhe gjuhën e shëmtuar të vjetër dhe të baltës. Do e votoni si çeço, nuk më komplekson fare, po do e votojmë Ne e kemi shprehur dhe kemi folur edhe me gjuhën e Hashim Thaçit, po ka krime në Kosovë. Nuk kam kompleks të vlerësoj diçka që bën kundërshtari. Rezoluta e plotëson ligjin e vitit 2012 atë ligj që në kohën e PD kemi vlerësuar arritjen e UÇK. Lufta e shëmtuar politike me çështje që akuzojmë kundërshtarin, unë besoj që duhet të përfundojë. Atë që kemi bërë për Kosovën s’kemi pse e themi me fjalë, por me vepra. Nuk e kemi përdorur Kosovë si plaçkë. Kam ditë që e diskutoj edhe në Kosovë që kanë vetëm një qëllim, të bëjnë gjysmën e asaj që bëri PD. Kjo sallë duhet të dilte sot mbi palët, pa asnjë ndjenjë kompleksiteti se çfarë thonë ato pas”, tha Tabaku.

Parlamenti diskuton sot projekt-rezolutën e mazhorancës për Kosovën. Drafti “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të raportit të Dick Marty-t për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në Kosovë” ka marrë dakordësinë e opozitës, e cila ka shtuar edhe dy amendamente të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH