Aktualitet

Tabaku: Amnistia fiskale dhe ‘pasaportat e arta’, vija e kuqe e BE-së

Shkruar nga Liberale
Tabaku: Amnistia fiskale dhe ‘pasaportat e arta’, vija e kuqe e

Bashkëkryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin europian, Jorida Tabaku deklaroi sot se, krimi i organizuar vazhdon të mbetet një problem për Shqipërinë, i cili po eksportohet nga rajoni, në vendet e Bashkimit Europian e deri në Amerikën latine, që po depërton në jetën ekonomike e financiare të vendit. Sipas saj, janë edhe dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së.

“Dua të përshëndes marrëveshjen me Europol në këtë drejtim (kërkesë e konferencës të parë), por kjo nuk është e mjaftueshme. Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rrezik për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis e BE-së shprehet KE. Raporti shprehet se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave”, tha Tabaku.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH