Showbiz

Surprizë! Arbana Osmani nuk do të prezantojë Big Brother Vip 3?! Emrat që përfliten

Shkruar nga Liberale
Surprizë! Arbana Osmani nuk do të prezantojë Big Brother Vip 3?!

“Big Brother VIP Albania 3” duket se do të fillojë me surpriza që pa nisur mirë. Pra ka shumë gjasa që ky reality show mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

Ndërkohë, burime të ndryshme brenda Top Channel kanë thënë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar.

Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurtë, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë dhe emrat e parë që mund t'u besohet ky reality show.

Një ndër ta është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran. Ndërsa një tjetër emër që po lakohet është dhe Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH