Aktualitet

Suplementi "Universitas" hapet me: Filozofia e një kontrate

Shkruar nga Liberale
Suplementi "Universitas" hapet me: Filozofia e një kontrate

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

"Filozofia e një kontrate", kështu e hap Universitasin sot Klementin Mile në rubrikën "Polemika".

"Kontrata e opozitës me “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, e cila, sipas palëve vijon të jetë në fuqi pavarësisht se nuk ka më Teatër për të mbrojtur, është vetëm rasti i fundit i kontratave të lidhura publikisht ndërmjet palëve të ndryshme dhe të dështuara, po publikisht, që të realizojnë objektin e tyre. Hapësira e ligjërimit publik shqiptar është e mbushur plot me raste të tilla kontratash që dështojnë dhe, nga ana tjetër, vijojnë sikur asnjë dështim të mos kishte patur. Të tilla janë për shembull kontrata e Ramës me votuesit e tij për qeverisjen e vendit, kontrata e Veliajt me qytetarët e Tiranës për qeverisjen e kryeqytetit, kontrata e Bashës me demokratët për udhëheqjen drejt pushtetit, apo kontrata e Ramës me Bashën për zgjedhje të lira dhe të ndershme."

Më pas vjen një analizë nga Xhezair Zaganjori me titullin: "Jeta, personaliteti dhe dinjiteti; Balancë jo e lehtë në jetën e përditshme"

"Pak kohë me parë, duke lexuar revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” te 15 shkurtit 2020, më tërhoqi vëmëndjen artikulli me titull “I vendosur deri në fund”, i cili përmes një gjetjeje mjaft të goditur, evidenton bukur e qartë një nga problemet më delikate dhe më të ndjeshme të dekadave të fundit në shoqeritë e zhvilluara: Raportin njerëzor, kushtetues e ligjor mes jetës, dinjitetit dhe personalitetit të njeriut, temë që në një të ardhme jo të largët normalisht që do të ketë më shumë relevancë edhe në shoqerinë shqiptare. Mendova ta përkthej dhe botoj të përmbledhur, por pa humbur lidhjen mes fakteve dhe problemeve që trajtohen aty. Detyrë kjo jo shumë e lehtë për një artikull që është tepër i lidhur organikisht dhe që percon mesazhe të dobishme pa fund nga jeta reale në familje e shoqëri. Gjykova gjithashtu të bëj edhe një hyrje mbi këtë temë, për ti sqaruar lexuesit problemin dhe disa nga qëndrimet më të spikatura rreth ketij raporti në vende të ndryshme, vecanërisht në Gjermani, me fokus vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane, vendim që u shpall vetëm dy dite pas botimit të artikullit në fjalë."

Në rubrikën “OP-ED” do të lexoni një shkrim nga "Shlomo Ben-Ami":  "Demokracitë janë më të afta në menaxhimin e krizave". 

"Kriza COVID-19 është bërë fronti i fundit në përplasjen e përshkallëzuar të ideologjive që është bërë një tipar kryesor i gjeopolitikës vitet e fundit. Përfaqësuese e autoritarizmit është Kina, e cila ka mbrojtur suksesin e strategjisë së saj të izolimit agresiv në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Demokracinë e përfaqësojnë një grup i gjerë vendesh, disa prej të cilëve janë përgjigjur shumë më keq se të tjerët. Pra, cili sistem politik është më i përshtatshëm për të menaxhuar krizat?"

Po ashtu do të lexoni edhe një OP-ED tjetër me titullin: "Prova e ndershmërisë"

Ndërsa në “Campus” do të gjejmë dy shkrime: "UET ALUMNI: "Çmimi i karrierës 2020", ja 10 kandidaturat"

"Viti 2020 shënon 10-vjetorin e diplomimit të brezit të dytë në UET dhe të 10 të nominuarit për Çmimin e karrierws i përkasin pikërsiht këtij viti.

Universiteti Europian i Tiranës, i pari që solli një praktikë të tillë perëndimore në mjedisin e arsimit të lartë në Shqipëri, vijon të mbajë pranë të diplomuarit e tij, të cilët janë aktivë në jetën universitare edhe pas përfundimit të studimeve."

"Vëllazëria Alumni, lidhja e përjetshme me universitetin", gjithashtu do ta gjeni në "Campus". 

"Krijimi i një rrjeti Alumni është thelbësor për universitetet, të cilat përfitojnë prej të tilla shoqatash në tri drejtime: kohë, thesar dhe talent."

Dhe për ta mbyllur me një OP-ED: "Drama e fundit në Teatrin Kombëtar të Tiranës", nga Blerim Latifi.

"Kjo dilemë u zgjidh në mëngjesin e hershëm të 17 Majit 2020, kur ekskavatorët e rëndë të Bashkisë së Tiranës, nën sigurinë e forcave të policisë së shtetit, filluan të rrënojnë ndërtesën e Teatrit, e ndërtuar tetëdhjetë e ca vite më parë, mbi bazën e një projekti të ideuar nga një arkitekt italian. Stili arkitekturor i kësaj ndërtese është stili i futurizmit italian, i cili kishte lulëzuar gjatë epokës së Musolinit, diktatorit fashist që kishte sunduar Italinë me dorë hekurt nga viti 1922 deri në vitin 1943."

Për më tepër lexoni suplementin “Universitas” të cilin e gjeni çdo të shtunë në Gazetën Liberale në print dhe online. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH