Letërsi

Suplementi "Leteratura" hapet me: Petrit Ruka, zgjon baladat

Shkruar nga Liberale
Suplementi "Leteratura" hapet me: Petrit Ruka, zgjon baladat

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë: "Petrit Ruka, zgjon baladat". 

Në hapje të suplementit do të gjeni rubrikën "Botim i ri", ku do të lexoni një shkrim me titull po njëlloj si kopertina.

"Po ashtu do të gjeni një shkrim nga Petrit Palushi me titull: "Letërsia surreale e Sabajeta Peposhit".

Në përmbledhjen “Dallori i shpirtit tim” përfshihet krijimtaria letrare e Sabajeta Peposhit (Poezi, proza, ese). Botimi i krijimtarisë letrare - si një shenjë nderimi për autoren, e cila u nda prej jete pa i mbushur

24 vjetët, por dhe si respekt dhe detyrim ndaj një arti të cilësishëm. Sabajeta Peposhi në moshën 21-vjeçare pothuajse e mbylli krijimtarinë e vet.

Kështu i erdhën rrethanat ose i ftoi me vetëdije të plotë rrethana të tilla të ndërpriste krijimin. Mbi këtë moshë, ajo shkroi pak proza, tek-tuk edhe ndonjë poezi që e shënoi në fletoret e leksioneve kur ndiqte Fakultetin e Gazetarisë. Ishte një zë i freskët, i çelur bukur, me një çelje plot dritë të shkëlqimtë.", shkruan Palushi.

Dhe më tej “Lexuesi filozof ", nga Gëzim Puka.

"Në mazhorancë sofra ka: mësues, muzikantë, pensionistë, shkrimtarë, por në krye është gjithmonë dollibashi i dijes, lexuesi-filozof."

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH