Aktualitet

Suplementi i fundjavës "Universitas" hapet me: Imoraliteti i taksave

Shkruar nga Liberale
Suplementi i fundjavës "Universitas" hapet me: Imoraliteti i

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Imoraliteti i taksave".

"Në një kohë kur taksat rriten gjithmonë e më shumë për të financuar aktivitetet, zakonisht të dështuara, të shtetit social, filozofi libertarian amerian Robert Nozick na thotë të mos paguajmë taksa, pasi kjo gjë është krejt imorale. Por si arrin Nozick në këtë konkluzion?", shkruan Mile.

Më pas do të lexoni një “Esse” nga Eugjen Merlika me titull: “Një jetë në diktaturë”. 

"Një problem i përgjithshëm në tërë këto vite të gjata internimi mbeti për ne çështja e strehimit. Nuk mbaj mend gjatë gjithë jetës sime të kem patur një shtëpi sado modeste, por të mjaftueshme. Në Grabian na kishin dhënë një dhomë e një aneks në katin e dytë, pa kuzhinë, pa banjo, pa një vënd ku mund të derdhej një pikë ujë. Gatuanim përjashta në shi e diell, ndërsa banjon e bënim në fund të shkallëve, në një korridor me lartësi pesë metra. Merren me mënd problemet e nevojshme personale të njeriut të sëmurë, të plakut, të fëmijëve, gruas me një WC që ishte në rrugë njëzetë - tridhjetë metra larg  derës së apartamentit.", shkruan Merlika.

Më pas një "OP-ED" nga Alma Koçi me titull: "Nën drejtimin Biden, SHBA-ja do të inkurajojë krijimin e një “EUgoslavie” 2". 

"Biden duhet të punojë brenda parametrave të këtij realiteti të ri - jo të atij që ekzistonte në vitet 1990 kur Biden krijoi pikëpamjet e tij rreth Ballkanit. Por a ka ndryshuar logjika strategjike?", shkruan Koçi.

Ndërsa në“Campus”sot do të gjeni: "Profesoreshë Drita Kruja, "gardiania" e kërkimit shkencor ne UET".

"Pas çdo institucioni, evenimenti, ngjarjeje, vepre apo arritje të suksesshme qëndron gjithmonë një personazh, që shpesh fsheh veten dhe lë punën e rezultatin të flasë dhe të nënkuptojë atë që është e padukshme. Janë pikërisht këta njerëz, që drejtojnë, mbikëqyrin, vlerësojnë, guxojnë drejt risqeve dhe pasojave, për të garantuar një përfundim pozitiv, shpesh edhe risi e momentit dhe kohës, që tërheq pastaj drejt vetes zhvillimin në aspekte të ndryshme, por sidomos në atë shoqëror."

Por gjithashtu në "Campus" do gjeni: "Fillimi i një edukimi të ri: Pesë gjëra që kemi mësuar". 

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Enver Robelli: "Zoti Lajçak, nuk jeni avokat i Serbisë, por ndërmjetësues i BE-së...". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH