Sport

Super-Bajrami “përmbys” Inter në San Siro!

Shkruar nga Liberale
Super-Bajrami “përmbys” Inter në San Siro!

Nedim Bajrami pas kombëtares vazhdon shkëlqimin në Seria A.

Mesfushori shqiptar i Sassuolos i ka realizuar gol Interit në San Siro, në ndeshjen e Serie A. Bajrami me një të djathtë të bukur, ia doli të mposhtë Sommer duke barazuar shifrat në 1-1. Dumfris realizoi në fund të pjesës së parë për Inter. Ndërkohë Berardi në 63’ përmbysi shifrat në 2-1. Pas golit Bajrami i la vend Castilejo në 61’ ndërsa Sausuolo siguroi një fitore të madhe 2-1 në San Siro.

24-vjeçari shqiptar në gjysmën e edicionit 2022/2023, me fanellën e ekipit nga Reggio Emilia, ia doli të shënojë vetëm një gol, ndërsa nuk provoi dot shijen e asistit.

Për këtë sezon, ky gol ndaj nënkampionëve të Europës është i pari për të me Sassuolon në 6 ndeshjet e para të Serie A.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH