Aktualitet

Sulmuan dy banorët e Borizanës në Fushë-Krujë, Rrajat kërkojnë zbutje të masës “arrest me burg”

Shkruar nga Liberale
Sulmuan dy banorët e Borizanës në Fushë-Krujë, Rrajat

Tre agresorët Andi Rraja, Indeidi Rraja dhe Eni Kullaj të cilët sulmuan me armë dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majën në Borizanë të Krujës, kërkojnë zbutje të masës “arrest me burg”.

Sipas dokumentit të siguruar nga Anila Hoxha, thuhet se të tre kanë kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku familjarët e Rrajës, goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Majën dhe Jashar Majën, të cilët kërkonin zbutje të minave që përdoreshin në gurore, pasi u ka dëmtuar banesat e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH