Globi

Sulmoi autobusin dhe vrau dy nxënës, ende asnjë gjurmë e autorit

Shkruar nga Liberale
Sulmoi autobusin dhe vrau dy nxënës, ende asnjë gjurmë e

Në fshatin Skivjan të Gjakovës, familja e Gani Gjokajt që u vra mbrëmjen 26 nëntorit, ka hapur dyert për ngushëllime.

Pa dashur të flasin para kamerës, mbrapa saj ata kanë thënë se nuk dyshojnë tek ndonjë person i cili mund ta ketë kryer aktin në shenjë hakmarrjeje.

Në anën tjetër, deri në orët e mbrëmjes të së shtunës, nuk është arrestuar asnjë person.

Lidhur me motivet, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë dy ose tri pista të ndryshme mbi të cilat është fokusuar hetimi.

Mehmeti nuk e ka mohuar se mund të ketë më tepër se një të dyshuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tregoi se në rast është përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Me 26 nëntor pas orës 19 në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person i maskuar dyshohet se ka shtënë në drejtim të autobusit që po barte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan, me armë AK 47, që si pasojë la të vdekur ngasësin e autobusit dhe dy nxënës ndërsa mbeti i plagosur një tjetër jashtë rrezikut për jetë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH