Globi

Sulmohet shtëpia e komandantit të Hamasit, vritet vëllai dhe të afërm të tjerë në Gaza

Shkruar nga Liberale
Sulmohet shtëpia e komandantit të Hamasit, vritet vëllai dhe

Vëllai i komandantit të lartë të Hamasit, Mohammed Deif është vrarë në sulmet ajrore izraelite. Abdul Fattah Deif dhe disa të afërm të tjerë u vranë gjatë sulmit ajror në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, shkruan Al Jazeera.

Mohammed Deif u ka mbijetuar përpjekjeve të shumta izraelite për ta vrarë atë. Ai është komandanti i brigadave të krahut ushtarak të Hamasit Al-Aksa.

Në gusht 2014, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë gruan e Mohammedit dhe djalin e tij shtatëmuajsh në shtëpinë e një familjeje me të cilën ata po qëndronin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH