Kosova

Sulmohen seksualisht dy motra të mitura, fqinja u ngriti kurth me të afërmit

Shkruar nga Liberale
Sulmohen seksualisht dy motra të mitura, fqinja u ngriti kurth me të

Dy vajzat e mitura, njëra 9 e tjetra 11 vjeçe, dyshohet se janë sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës nga dy persona në Skënderaj. Sipas burimeve të mediave kosovare gjithçka ndodhi në orët e pasdites, kur e dyshuara, që jeton në të njëjtin pallat me babain e vajzave, i ftoi këto të fundit në banesën e saj. Rasti ka ndodhur me 2 shtator, denoncimi është bërë 6 ditë më pas.

Përveç tyre, ftesë dyshohet se iu kishte bërë edhe dy familjarëve të saj, një 20 dhe 30-vjeçari, për t’i takuar me vajzat. Aty dyshohet se dy djemtë kanë ngacmuar e sulmuar seksualisht dy vajzat e mitura.

Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria janë vënë në veprim dhe është urdhëruar ndalimi i tre personave të dyshuar. Ndërkohë, detaje për rastin ka dhënë edhe Qendra për Punë Sociale në Skenderaj. Gecaj thotë se ditëve në vazhdim do të ofrohet edhe ndihmë psikologjike për dy të miturat.

Rastet e ngacmimeve dhe sulmeve e dhunës seksuale që po raportohen në Polici vijojnë të jenë të shumta.

Pas dhunimit të një vajze 11-vjeçare me 27 gusht, në Prishtinë u organizua edhe protestë masive, nga ku u kritikuan institucionet përkatëse për neglizhencë ndaj rasteve të tilla.

https://youtu.be/-gs-pXsMaeE?t=11

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH