Kosova

Sulmohen seksualisht dy gra, dy të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Sulmohen seksualisht dy gra, dy të arrestuar

Janë arrestuar dy burra në Podujevë pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kanë sulmuar seksualisht dy gra. Nuk bëhet e qartë nëse ngjarjen kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Policia njofton se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

“DHUNIM & SULM SEKSUAL – Podujevë/06.10.2023-21:00-12:00. Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprat e lart përmendura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH