Globi

Sulmi në Buffalo, viktimat ishin në tokë ngado. Dëshmitarët tregojnë çfarë ndodhi

Shkruar nga Liberale
Sulmi në Buffalo, viktimat ishin në tokë ngado.

Personat që rastisën në momentin e sulmit në një supermarket të shtetit të Nju Jorkut kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur një 18-vjeçar i bardhë nxori armën dhe filloi të qëllojë drejt personave që ishin brenda, duke shkaktuar 10 viktima.

Ai ishte i veshur me rroba ushtarake, ndërsa hyri nga parkingu i makinave në Tops Friendly Market në Buffalo, rreth orës 14:30 me orën lokale, duke transmetuar live sulmin përmes një kamere që kishte vendosur mbi kapele.

Herën e parë qëlloi një grua, pastaj një burrë, më pas përsëri një grua… pas këtij sulmi u fut në supermarket, duke qëlluar përsëri”, i tha policisë, Grady Lewis.

Katherine Crofton, mjeke në pension, i tha gazetës lokale se kishte qenë duke luajtur me qenin e saj, teksa po pinte një cigare në momentin kur dëgjoi krisma nga veranda e saj.

Fillimisht nuk e vura re, u ktheva përsëri dhe e pashë kur qëlloi një grua”, tha ajo.

Ajo grua sapo futej në dyqan. Më pas, ai qëlloi një grua tjetër, e cila po fuste materialet ushqimore në makinën e saj. Unë u futa brenda, pasi nuk e dija nëse do më qëllonte edhe mua”.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar, duke publikuar edhe emrin e tij. Payton Gendron nga Conklin, Nju Jork. Nga 13 personat që qëlloi, policia tha se 11 ishin me ngjyrë. Autoritetet thanë se ishte një sulm me motive racore, ndërsa zona ka një përqëndrim të madh të afro-amerikanëve./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH