Ervis Iljazaj
Sulmi i qeverisë ndaj një prokurori në Durrës na kujton edhe njëher që mëndësia e politikës shqiptare në raport me drejtësisnë fatkeqësisht nuk ka ndryshuar ende. Aq më tepër kur i gjithë ky sulm vjen si pasojë e një denoncimi me sms. Një absurditet dhe një metodë komuniste për të zgjidhur problemet e shumta që ka sistemi ynë gjyqsor në këtë moment.
Sigurisht që prokurori i Durrësit mund të ketë 100 mëkate, si shumë gjyqtar e prokuror të sistemit të drejtësisë shqiptare përgjatë traznicionit, por kjo nuk justifikon aspak sulmin e qeverisë ndaj drejtësisë. Kjo është një mëndësi e shkuar, e prapambetur dhe regresive .
Lufta ndaj korrupsionit në drejtësi nuk është aspak punë apo kompetencë e qeverisë, por e organeve të tjera të pavarura, që me aq shumë kosto po mundohen të ngrihen me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë.
Pikërisht nga këto sulme politike ka vuajtur pushteti gjyqsor shqiptar për dekada me radhë.
Aq më tepër kur, i gjithë sistemi i drejtësisë është në një proces vettingu që kërkon një qetësi olimpike për ta mbaruar me sukses, sepse kjo është një nga reformat më të rëndësishme që mund të ketë ndërmarrë drejtësia shqiptare, madje historike. Dhe nëse politika sillet në këtë mënyrë, patjetër që e vë në dyshim të gjithë këtë process.
Qasja e politikës ndaj pushtetit gjyqsor në këto vite, sidomos ndaj prokurorisë ka qënë në dy mënyra. Ne kemi pas një prokurori që përdorej nga një palë politike kundër tjetrës, dhe një prokurori që nuk hetonte asnjërën nga palët. Kjo është historia e prokurorise shqiptare në pothuajse 30 vite.
Kësaj herë, me Reformën në Drejtësi po mundohemi që ti japim fund kësaj historie , dhe të ndërtojmë një organ akuze të pavaruar. Mirëpo, nësë vashdojnë me sulme të tilla ndaj prokurorëve , të cilët mund të kenë edhe mëkatet e tyre, atëherë nuk tregojmë gjë tjetër vecse që politika jonë ende nuk është gati për një sistem gjyqsor të pavarur.
Mazhoranca aktuale tund shpesh herë flamurin e vullnetit për Reformën në Drejtësi, mirëpo kjo nuk do të thotë që është detyra e saj të gjykojë punën e prokurorëve dhe të bëj drejtësi. Detyra e saj është të jetë neutrale dhe të evitojë sulmet politike me qëllim zbatimin e një reforme që kërkon neutralitet politik.
Me sa duket, reminishencat e të kaluarës ende shfaqen ne mentalitetin politik shqiptar. Ende nuk e kanë kuptuar që ka ikur koha ku drejtësia dhe politika i tregonin muskujt njëra tjetrës. Dhe rasti i Durrësit, është pikërisht një shfaqje totalisht që na kujton raportin 30 vjecar midis politikës dhe drejtësisë.
Prandaj, mazhoranca nuk jep aspak sinjale të mira kur futet në cështje të tilla dhe gjykon punë e një prokurori, sepse se ka as detyrë kushtetuese, dhe aq më tepër morale.
Është një shembull jo fort i mirë për një qeveri që kalin e saj të betejës ka patur në këto vite drejtësinë e re. Por, drejtësia e re, në radhë të parë fillon nga sjellja politike, pastaj nga puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sjellja që pati politika në këtë rast, është një sjellje tipike e një politike që nuk rresht dotë së futuri hundët në punët e drejtësisë, aq më tepër për të mbrojtur një funksionar të saj, sic ishte rasti i drejtorit të kadastrës në Durrës .
Për të gjitha këto arsye, megjithëse një prokuror mund të jetë vërtet i korruptuar, nuk është detyrë e qeverisë që ta gjykojë atë, aq më tepër nëpërmjet mënyrave kineze të denocimit popullor. Drejtësia e re, mbi të gjitha është një cështje kulturore pastaj cështje ligjore. /Gazeta Liberale