Aktualitet

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Lirohen 4 nga të arrestuarit në Banjskë për mungesë provash

Shkruar nga Liberale
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Lirohen 4 nga të arrestuarit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash të Policisë së Kosovës.

Në atë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues serbë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe katër persona tjerë.

“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH