Showbiz

“Sulmi” ndaj Kiarës, Instagrami dhe 'Go Found Me', cili është raporti mes Luizit dhe familjes së tij pas daljes nga Big Brother

Shkruar nga Liberale

Mungesa në celebrim por edhe disa veprime të mëparshme janë bërë burim i aludimeve se Luizi ka probleme me familjen e tij, lidhur me martesën me Kiarën.

Thënë kjo, pak javë më parë Kiara krijoi një llogari Instagrami për Luizin, pasi e para u mbyll duke thënë se diçka e tillë ishte kërkuar nga ai vetë. Për habinë e të gjithëve, kunati i këngëtarit reagoi duke kërkuar mos të bënin ‘follow’ këtë adresë pasi sipas tij ‘ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij’.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”-shkruante ai.

Mirëpo, pas daljes së Luizit nga shtëpia e famshme ai e ka fshirë këtë postim.

Bie në sy fakti që nuk ndjek në Instagram as Luizin, dhe as Kiarën. Ai ka ‘follow’ Efin dhe disa personazhe të tjera që kanë sulmuar Kiarën, duke lënë vend për aludime të shumta.

Po ashtu, ‘GoFoundMe’ që ka hapur në emër të Luizit është ende aktiv dhe e ka të vendosur të Bio-n e Instagramit të tij. Edhe pse Luizi kërkoi javë më parë që ai të mbyllej, ajo nuk u mbyll. Megjithatë grumbullimi i fondeve nuk munguan.  Deri më 9 maj janë mbledhur 20.200 Euro.

Një tjetër detaji që vlen të përmendet është fakti që ai nuk ka bërë asnjë postim për Luizin që kur ai fitoi ‘Big Brother’. Nuk dihet se si janë marrëdhëniet e tyre dhe çfarë po ndodh pas rrjeteve sociale, por kurioziteti dhe vëmendja është e madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH