Globi

Sulmi më vdekjeprurës në historinë e Kanadasë, vriten 16 persona

Shkruar nga Liberale

Një person i armatosur dhe i veshur si oficer i policisë, kreu një sulm duke vrarë 16 veta në provincën kanadeze Nova Scotia. Ky është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Kanadasë. Autoritetet thanë se edhe sulmuesi është vrarë.

Në mesin e të vrarëve është edhe një oficere e policisë. Disa trupa u gjetën brenda dhe jashtë një shtëpie në qytezën e vogël Portapique, reth 100 kilometra në veri të Halifaxit, në atë që policia e quajti skena e parë e krimit.

Gjatë natës policia këshilloi banorët e qytetit tashmë të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, që t’u vënë drynin dyerve dhe të qëndrojnë në bodrume. Disa shtëpive në zonë iu vu zjarri.

Policia e identifikoi burrin që besohet të ishte sulmuesi si Gabriel Wortman, 51 vjeç, i cili mendohet se jetonte kohë pas kohe në Portapique. Autoritetet thanë që ai kishte veshur një uniformë të policisë dhe makinën e kishte përshtatur të dukej si makinë e policisë.

[caption id="attachment_1136491" align="alignnone" width="1862"]Gabriel Wortman Gabriel Wortman[/caption]

Policia fillimisht tha se e kishte arrestuar Wortmanin në një stacion karburantesh në Enfield, afër Halifaxit, por më pas tha se ai ka vdekur. Është e paqartë si ka ndodhur dhe polici nuk dha më shumë shpjegime.

“Ky është akti më i pakuptimtë u dhunës në historinë e provincës sonë”, tha kryetari i Nova Scotias, Stephen McNeil.

Zëdhënësi i policisë, Daniel Brien, konfirmoi se 16 veta janë vrarë përveç sulmuesit. Policja e vrarë u identifikua si Constable Heidi Stevenson, nënë e dy fëmijëve dhe veterane që kishte shërbyer për 23 vjet në polici. Një tjetër oficer është plagosur.

Sulmet masive janë relativisht të rralla në Kanada. Vendi rishikoi ligjet mbi kontrollin e armëve pasi që sulmuesi Marc Lepine vrau 14 gra dhe veten në kolegjin Ecole Polytechnique në Montreal në vitin 1989. Para sulmit të kësaj fundjave, ai ishte sulmi më i rëndë në Kanada.

Kryeministri Justin Trudeau tha se “në momente si ky në bashkohemi për të mbështetur njëri tjetrin. Së bashku do të qëndrojmë me familjet e viktimave dhe do t'i ndihmojmë ata që ta kalojnë këtë kohë të vështirë”, tha ai në një deklarate me shkrim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH