Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, MEPJ ka një njoftim për shqiptarët jashtë vendit

Shkruar nga Liberale
Sulmi kibernetik ndaj e-Albania, MEPJ ka një njoftim për

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania.

Nëpërmjet një njoftimi, MEPJ bën me dije se, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

“Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë. MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.”, njofton MEPJ.

Kujtojmë se, që prej ditës së djeshme, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, pasi gjendet në një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, njoftoi dje Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH