Globi

Sulmi i Iranit, reagon Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

Shkruar nga Liberale
Sulmi i Iranit, reagon Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme

Irani ka sulmuar me raketa balistike dy nga bazat ushtarake që përdorin amerikanët në Irak, por ende nuk ka nje deklarate nga SHBA lidhur me pasojat e sulmit.

Pas sulmit ka reaguar presidenti Trump, i cili shkruan në Twitter, se “çdo gjë është në rregull”.

“Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes", shkruante Trump pas sulmit të mbrëmshëm.

Ndërkohë, një përfaqësues i qeverisë amerikane në një reagim të parë ka thënë, se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Mediat iraniane bëjnë fjalë për 80 “terroristë të vrarë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH