Aktualitet

Sulmet ruse, NATO do të dërgojë raketa dhe radarë në Kiev

Shkruar nga Liberale
Sulmet ruse, NATO do të dërgojë raketa dhe radarë në

Aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas sulmeve të Rusisë.

Sipas BBC, armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë.

Të paktën 19 persona u vranë në ditën e parë të sulmeve në qendër të Kievit. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sulmet me raketa ishin një hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë.

Sipas Rusisë shpërthimi ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës, por Kievi e hedh poshtë këtë pretendim. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH