Sport

Sulmet në Izrael, gjendet i vdekur ish-sulmuesi i kombëtares

Shkruar nga Liberale
Sulmet në Izrael, gjendet i vdekur ish-sulmuesi i kombëtares

Ish-sulmuesi i Hapoel Sheeva dhe Hapoel Tel Aviv, Lior Asulin ka humbur jetën si pasojë e luftës në Izrael.

Ekipi i futbollit Hapoel Tel Aviv ka njoftuar se ish-sulmuesi Asulin ishte në mesin e të vrarëve pasi persona të armatosur të Hamasit hapën zjarr në një festë në natyrë pranë kufirit gjatë agresionit të tyre.

“Me pikëllim të madh, pas shumë orësh kur ai u shpall i zhdukur, u informuam se ish-lojtari ynë Lior Asulin u vra nga terroristët në festën në Re’im”, njofton klubi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH