Aktualitet

Sulmet kibernetike, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Shkruar nga Liberale
Sulmet kibernetike, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë në lidhje me sulmet kibernetike. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e takimit, apo ora e mbledhjes.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe 7 ministra: i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.

Anëtarët janë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Për herë të fundit Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022 për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH