Aktualitet

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama zbardh takimin me kryeministrin e Izraelit

Shkruar nga Liberale
Sulmet kibernetike nga Irani, Rama zbardh takimin me kryeministrin e Izraelit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto gjatë takimit t sotëm me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.

Rama krahas fotove të publikuara shkruan se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.

Prej mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH