Globi

Sulm në bazën ushtarake, humbin jetën 73 ushtarë

Shkruar nga Liberale
Sulm në bazën ushtarake, humbin jetën 73 ushtarë

Një sulm terrorist në një bazë ushtarake iu ka marrë jetën 73 ushtarëve dhe ka lënë pas 12 të plagosur.

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare ministri i Mbrojtjes i Nigerit Issoufou Katambe është shprehur se një numër i madh i terroristëve ishin “neutralizuar”.

Asnjë grup nuk ka thënë se ishte pas vrasjeve, por luftëtarët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Boko Haram me qendër në Nigeri janë aktivë në këtë zonë.

Sulmi erdhi vetëm disa ditë përpara një takimi në Francë midis Presidentit Emmanuel Macron dhe udhëheqësve të pesë liderëve të Afrikës Perëndimore për të diskutuar sigurinë në këtë rajon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH