Globi

Sulm me armë në shkollën e mesme, vriten dy nxënës

Shkruar nga Liberale
Sulm me armë në shkollën e mesme, vriten dy nxënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Los Angeles.

Një nxënës ka vrarë me armë zjarri një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 14-vjeçar si dhe ka plagosur katër adoleshentë të tjerë, përpara se të qëllonte veten në kokë dhe tani ndodhet në gjendje kritike.

Viktimat vdiqën në një sulm të shkurtër me armë 16 sekondash pak para se të fillonin mësimet të enjten në Shkollën e Mesme Saugus në Santa Clarita, në veri të Los Angeles.

Sulmi ndodhi në ditëlindjen e 16-të të dyshuarit, i identifikuar nga mediat amerikane si Nathaniel Berhoë.

“Autori ishte duke qëndruar në oborrin e shkollës, kur mori një pistoletë gjysmë automatike të kalibrit prej 45.45 nga shpina e tij dhe hapi zjarr për rreth 16 sekonda para se ta kthente armën në vetvete”, tha kapiteni i Sherifit Kent Wegener./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH