Globi

Suedia pa valë të parë Covid-i, por ja ç'po ndodh tani

Shkruar nga Liberale
Suedia pa valë të parë Covid-i, por ja ç'po ndodh

Mesa duket mrekulia suedeze me pandeminë ka marrë fund. Ky vend nordik nuk pati valë të parë covidi kur kishte i gjithë kontinenti, por është mbërthyer tani nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.

Në daljen e tij më të fundit, Kryeministri Stefan Lëven shpalli për të parën herë gjendjen e shtetrrethimit prej 20 Nëntorit deri në fund të Shkurtit. Parashikohet mbyllja e çdo aktiviteti dhe ndalimi i daljes së qytetarëve pas orës 22:00 të natës deri në 06:00 të mëngjesit.

Lëven e konsideroi Nëntorin si muajin më të zi dhe tha se qytetarët kanë lënë pas dore respektimin rigoroz të masave, çka është bërë shkak për rritjen e rasteve të infektimeve.

Javën e kaluar, u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën Mars – Maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulta. Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.

Burimi: tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH