Globi

Suedia e quan një dështim strategjinë e saj për koronavirusin

Shkruar nga Liberale
Suedia e quan një dështim strategjinë e saj për

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, e ka përshkruar vitin 2020 si një vit “të tmerrshëm” dhe tha se strategjia e kombit të tij për koronavirusin ka dështuar.

Suedia është kritikuar për qasjen e saj “indiferente” në trajtimin e pandemisë, duke u mbështetur më shumë në udhëzime dhe duke mos imponuar kurrë një bllokim të plotë.

Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh njerëzish që kanë vdekur dhe kjo është e tmerrshme. Suedezët kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë. Është e tmerrshme kur mendon për të gjithë personat që nuk kanë pasur mundësi t’u thonë lamtumirë anëtarëve të familjes së tyre”,tha ai.

Suedia nuk ka vendosur kurrë bllokim mbarëkombëtar dhe nuk ka vendosur me detyrim mbajtjen e maskave ose mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Sidoqoftë, në fillim të kësaj jave, autoritetet njoftuan masa të reja për distancim social në mbarë vendin për periudhën e Krishtlindjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH