Aktualitet

Stuhia ‘Ianos’ i merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Shkruar nga Liberale
Stuhia ‘Ianos’ i merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Shënohet viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica. Mësohet se bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.

Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH