Globi

Stuhi dhe përmbytje në Evropë, humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Liberale
Stuhi dhe përmbytje në Evropë, humbin jetën 4 persona

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë disa pjesë të Evropës. Stuhia e fortë iu ka marrë jetën 4 personave në Spanjë dhe Portugali, ndërsa ka shkaktuar probleme të shumta në Francë dhe Britaninë e Madhe.

Mëngjesin e të premtes, lidhjet detare mes Marokut dhe Spanjës u ndërprenë me Spanjën, Portugalinë dhe Francën që po përgatiten tashmë edhe për një tjetër stuhi, të shtunën.

Një person në Portugali humbi jetën në një aksident rrugor si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë ndërsa një tjetër u vra pas shembjes së një shtëpie si pasojë e erës së fortë. Ndërsa në Spanjë, një person humbi jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu ndërsa një tjetër vdiq pasi një mur u shemb.

Në Francë, çatia e një pike karburanti në lindje të vendit u shemb si pasojë e erës së fortë ndërsa 14 departamente të vendit mbeten në alarm portokalli nga shërbimi kombëtar i motit, ‘Meteo France’. Ndërsa në Britaninë e Madhe, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos për miliona njerëz që nisen për pushimet e fundvitit, me rrugët dhe linjat hekurudhore të zhytura nën ujë në shumë pjesë të vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH