Globi

Studimi/ Njerëzit e pasur nuk janë më të zgjuar se të tjerët, por me më tepër fat

Shkruar nga Liberale
Studimi/ Njerëzit e pasur nuk janë më të zgjuar se të

Është pjesë e kulturës dhe e etikës amerikane, se puna e palodhur gjithmonë shpërblehet. Ne besojmë se jetojmë në një botë të meritokracisë, ku thuhet se kushdo që ka guxim, mendjemprehtësi dhe vendosmëri mund t'ia dalë, pa marrë parasysh se çfarë  pengesash dalin rrugës. Por me pabarazinë e të ardhurave në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në SHBA, dhe me të njëjtin fenomen në shumicën e vendeve të tjera të zhvilluara, njerëzit kanë filluar të vënë në dyshim nëse meritokracia ekziston apo jo. Një sondazh i Institutit të Politikës në Harvard, viti 2015 zbuloi se 48% e të rinjve besonin se ëndrra amerikane kishte vdekur.

Gjithsesi, ata që janë të pasur sot? A e fituan vërtet pasurinë nëpërmjet djersës së ballit, trurit dhe vendosmërisë së tyre të palëkundur? Pra, a ishin ata më të zotë se të tjerët! Përgjigja është një “jo” përfundimtare. Nuk mjafton të jesh i talentuar, këmbëngulës apo i veçantë: përcaktuesi kryesor në vënien e një pasurie të madhe është thjesht të jesh me fat, sipas një analize të re.

Ideologjia mbizotëruese është se super të pasurit kanë talent të jashtëzakonshëm. Por një studim zbuloi të kundërtën. Tre studiues italianë nga Universiteti i Katanias, duke përdorur një model kompjuterik, donin të zbulonin nëse ata që janë më të pasur e arritën këtë nëpërmjet talentit apo fatit. Dy ishin fizikanë, Alessandro Pluchino dhe Andrea Rapisarda, dhe i treti ishte një ekonomist, A. E. Biondo. Detyra e tyre e parë ishte të merrnin një model kompjuterik dhe ta mbushnin atë me aspekte që rrethonin talentin njerëzor. Më pas, ata i treguan mënyrat në të cilat njerëzit përdorin  talentin për të avancuar në jetë. Talenti përkufizohet që të kesh inteligjencë, aftësi, një mentalitet ndryshe për marrjen e rrezikut, e kështu me radhë.

Pastaj studiuesit plotësuan një numër kandidatësh fiktivë me talente të tilla, përgjatë nivelit standard të devijimit. Shumica e njerëzve të pasur kishin një nivel mesatar talenti. Më pas, përparimi i secilit individ u skicua në një karrierë (të simuluar) 40-vjeçare, që tregonte se ku përfunduan ata, nga pikëpamja e të ardhurave. Përveç vënies së pasurisë për shkak të fatit, studiuesit vlerësuan edhe aspektin tjetër të kundërt me të: të pafatëve, rastësia ose fati i keq mund t’iu fundoste karrierën.

Pas periudhës 40-vjeçare, studiuesit u përpoqën të përcaktonin se cilët ishin më të suksesshëm dhe çfarë i shtyu ata të bëheshin të tillë. Ata e zhvilluan eksperimentin përmes kompjuterit disa herë, për të kontrolluar rezultatet. Kompjuteri nxori atë që njihet si ligji i fuqisë, ose rregulli 80:20. Një koncept i famshëm në ekonomi, “ligji i pushtetit” thotë se pavarësisht se në çfarë ekonomie do të ushtroni aktivitetin tuaj, pothuajse kudo, 20% e njerëzve zotërojnë 80% të pasurisë. Për më tepër, fati ishte përcaktuesi më i madh në vënie e pasurisë. Në të gjithë botën, duket se 20% e njerëzve zotërojnë 80% të pasurisë, duke lënë 80% të tjerët të luftojnë për 20% -in e mbetur.

Sipas autorëve të studimit, Paradigma meritokratike kryesisht dominuese e kulturave shumë konkurruese perëndimore, është e rrënjosur në besimin se suksesi i detyrohet kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, cilësive personale si talenti, inteligjenca, aftësitë, zgjuarsia, përpjekjet, vullneti, puna e palodhur ose marrja e rrezikut.” Ndërsa autorët pranojnë se ne ia dedikojmë fatit një pjesë të suksesit të një personi, por shpesh e minimizojmë rolin që luajnë forcat e jashtme, megjithëse ato mund të jenë më domethënëset.

Ndërkohë, ne besojmë te kontributi që ka talenti, studiuesit zbuluan se shumica dërrmuese e 20% të më të pasurve nuk ishin më të talentuarit. Përkundrazi, ata ishin jashtëzakonisht mesatar. "Suksesi maksimal nuk përkon kurrë me talentin maksimal, si dhe anasjelltas," shkruajnë studiuesit. Më qesharake është se shumë njerëz të pasur ndryshe ngs të tjerët e dinë dhe nuk janë aspak të befasuar.

Pabarazia në të ardhura është një problem në rritje në SHBA dhe në vendet më të zhvilluara të botës. Sot, 8 miliarderët kryesorë zotërojnë më shumë pasuri se miliarderët e tjerë të botës. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH