Showbiz

Studimi në Kinë: Virusi mund të përhapet dhe nëpërmjet seksit

Shkruar nga Liberale
Studimi në Kinë: Virusi mund të përhapet dhe

Një grup studiuesish kanë zbuluar virusin e ri, që ka tronditur botën, në spermën e personave që janë duke u shëruar, dhe ngrejnë alarmin se koronavirusi mund të përhapet përmes seksit.

Kërkuesit në Kinë analizuan kampionët e spermës së 38 personave që kishin qenë të prekur nga Covid-19. Disa prej tyre ishin të shëruar, por të tjerë kishin ende gjurmë të virusit.

Ekspertët shprehen se nuk janë të habitur nga ky fakt pasi viruset si Zika dhe Ebola shfaqeshin gjithashtu në spermën e personave të infektuar.

Studimi kinez nuk e provon që virusi mund të transmetohet përmes kontaktit seksual, megjithatë nuk e përjashton si mundësi.

Megjithatë, gjetja e shtyn ekipin të paralajmërojë, që abstenimi nga seksi ndërsa jeni i infektuar dhe gjatë shërimit mund të jetë një vendim i mençur, derisa e vërteta të zbulohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH