Aktualitet

Studimi në humanitete përforcon shumë aftësi tek studentët

Shkruar nga Liberale
Studimi në humanitete përforcon shumë aftësi tek

Shkencat Humane janë pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare, pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike. Programet e studimit në shkencat humane janë të vlefshme për të themeluar dije të qëndrueshme dhe diploma tejet praktike.

 Humanitetet janë disiplinat akademike që kërkojnë të kuptojnë dhe interpretojnë eksperiencën njerëzore, që nga individi tek kulturat në tërësi, duke u angazhuar në eksplorimin, ruajtjen dhe komunikimit të të shkuarës dhe të tashmes, për të mundësuar një kuptim më “në thellësi” të shoqërisë së sotme. Shkencat Humane janë një pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike. Programet e studimit në shkencat humane janë të vlefshme për të themeluar dije të qëndrueshme dhe diploma tejet praktike. Në të kundërt nga shkencat ekzakte, shkencat humane janë studime që përdorin metoda subjektive dhe racionale për të hetuar botën njerëzore. Mjetet hulumtuese që përdorin ato, nuk janë eksperimente të kontrolluara dhe matje të sakta; por janë analiza racionale, depërtim emocional dhe imagjinatë. Gjithashtu, degët në humanitete janë esenciale për një shoqëri në elaborim e në këtë kontekst në veccanti për shoqërinë shqiptare.

Në kushtet kur studentët priren të zgjedhin degë të tilla si biznesi, informatika dhe deri tek inxhinieritë, që e kanë të garantuar kontingjentin e studentëve, ofrimi i studimeve në shkenca humane përbën një sfidë për sa i përket zgjimit të interesit dhe tërheqjes drejt edukimit human, krijues dhe artistik. Mirëpo u takon mjediseve universitare ta ruajnë dhe ta kultivojnë interesin për këto drejtime studimi, duke i përshtatur ato me kohën. Studimi në humanitete përforcon shumë aftësi tek studentët, u mëson atyre si të analizojnë njerëzit dhe apo një situatë të caktuar si dhe të argumentojnë mendimet e tyre, ndërkohë që i aftëson ata të strukturojnë dhe artikulojnë idetë që nga ato më të thjeshtat tek ato më të komplikuarat. Tregu i punës në ditët e sotme ka treguar se ka po aq vende për të diplomuarit e Shkencave Humane, sa ka për të diplomuarit e IT-së dhe Ekonomisë. Duke studiuar në programet e shkencave humane, mësohet se si të zhvillohet një ide dhe si të merresh drejtëpërdrejtë me njerëzit. Avantazhet e këtyre studimeve qëndrojnë edhe në faktin se në këtë mënyrë formësohet individi në tërësinë e tij, veccanërisht sa u përket njohurive kulturore. Studimet e humaniteteve vënë më në pah aftësitë dhe inteligjencën emocionale, të cilat sot janë një domosdoshmëri në tregun e punës, aq më tepër për pozicionet drejtuese.

Ndërkohë humanitetet janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me teknlogjinë dhe inteligjencën artificiale, pa të cilat zhvillimi konstant është tashmë thuajse i pamundur.

Është e vërtetë se zhvillimi i inteligjencës artificiale është i varur nga inxhinieria dhe shkencat ekzakte, por për të krijuar një produkt që do të jetë një pikë e parë e kontaktit me klientët, arti dhe kreativiteti, dhe komunikimi – janë po aq të rëndësishme. Në mënyrë që teknologjia të bëhet pjesë e botës por njëkohëisht edhe zhvillimi të vijojë, “prekja njerëzore” është e domosdoshme në pikëpamjen e krijmit të një personaliteti, vlerave të markave të kompanive dhe mesazhin, në mënyrë që të jepet me të vërtetë një përvojë autentike për klientët. Gjuha dhe komunikimi do të jenë gurët e themelit të inteligjencës artificiale në të ardhmen. Ndërsa i afrohemi një të ardhmeje ku zhvillimet e mëtejshme teknologjike do të integrohen më shumë brenda shoqërisë sonë, ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë që komunikimi të jetë një faktor lëvizës në zhvillimin teknologjik, dhe në thelb të kësaj qëndron një bazë humane, që ccon të gjithë procesin në sukses. Bota po bëhet më shumë "inteligjente" dhe me këtë vjen përgjegjësi e madhe për zhvillimin e moralit dhe etikës përkrah makinereve. Për ta bërë këtë, shoqërisë nuk i nevojitet vetëm një “fluks” të diplomuarisht në shkenca ekzakte, teknologji apo biznes por njëkohësisht edhe të diplomuar në arte dhe shkencat humane. Duke qenë të vetëdijshëm për ndikimin që tekonologjia do ta ketë në botë, çështjet komplekse që lidhen me integrimin e saj në shoqërinë njerëzore, procese si marrja e vendimeve etike, janë me të vërtetë e rëndësishme për t'u zotëruar. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH