Showbiz

Studimi: Mesazhet mund të shërbejnë si terapi për shëndetin mendor

Shkruar nga Liberale
Studimi: Mesazhet mund të shërbejnë si terapi për

Një studim i ri i kryer së fundmi tregon se dërgimi i mesazheve mund të jetë një mjet i sigurt dhe mjaft ndihmues për parandalimin e problemeve me shëndetin mendor.

Autori i studimit, William J. Hudenko u shpreh: Ky studim është shumë emocionues sepse kemi parë përmirësim të vërtetë të gjendjes emocionale pas dërgimit të një mesazhi. Rezultatet janë premtuese dhe ne parashikojmë që është një terapi e mirë për njerëzit që gjenden në një situatë jo të mirë emocionale ose kanë probleme me stresin dhe depresionin".

Ekipi hulumtues ekzaminoi ndikimin e mesazheve me tekst tek individë të ndryshëm. Njerëzit me sëmundje të rëndë mendore kanë më shumë mundësi të përjetojnë simptoma çdo ditë, për të cilat mund të kenë nevojë për terapi shtesë.

Gjatë studimit u dërguan mbi 12,000 mesazhe dhe çdo mesazh u kodifikua, u monitorua dhe u diskutua me ekspertët, shkruan Klan.

Një ndërhyrje me bazë mesazhesh konsiderohet si një mënyrë tepër efektive për të ndihmuar në menaxhimin e problemeve të ndryshme me shëndetin mendor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH