Globi

Studimi më i ri e lidh origjinën e Covid me një laborator në Wuhan

Shkruar nga Liberale
Studimi më i ri e lidh origjinën e Covid me një laborator në

Një studim i Universitetit të Hamgurgut, botuar ditën e sotme, ka nxjerrë në dritë disa fakte se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

Sipas kreut të hulumtimit Roland Wiesentanger, ky përfundim mbështetet nga numri dhe cilësia e provave që janë në dispozicion.

Wiesentanger përdori për hulumtimin e tij literaturë shkencore, artikuj në media të shkruara dhe elektronike, si dhe komunikim personal me kolegët e tij ndërkombëtarë. Ai e pranon, megjithatë, se kjo nuk është provë shkencore, por thjeshtë një provë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit, pas katër javësh hulumtimi, tha se ishte ende e paqartë nga vinte virusi dhe se duheshin të dhëna të mëtejshme nga Kina.

Kreu i ekipit kompetent të Agjencisë, megjithatë, e konsideron të pamundur që virusi të vijë nga një laborator. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se SARS-CoV-2 ka ardhur ndoshta nga lakuriqët e natës.

Kina, nga ana e saj, vazhdon të theksojë se virusi mund të ishte përhapur përmes ushqimeve të ngrira.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH