Showbiz

Studimi: Kush bën më shumë seks ka më shumë shanse për t’u bërë i pasur

Shkruar nga Liberale
Studimi: Kush bën më shumë seks ka më shumë shanse

Të gjithë duan ta praktikojnë mirëpo çfarë lidhje ka seksi me paranë? Sipas një studimi ka shumë dhe ky artkull nuk po flet as për prostitucionin dhe as për ndonjë lidhje tjetër me “sponsorizime”.

Ne kemi zgjedhur pesë hulumtime të reja shumë interesante të cilat do t’ju zbavitin, por edhe do t’ju informojnë…

Seksin praktikojeni vetëm kur e dëshironi!

Nëse bëni seks vetëm se duhet bërë apo vetëm për t’i plotësuar qejfin partnerit, do të keni dukshëm më pak energji, do t’ju bjerë entuziazmi, por edhe cilësia e vetë seksit, këshillon psikologu George Lovenstein nga Universiteti Carnegie Mellon. Seksin praktikojeni kur vërtet dëshironi ta bëni dhe kur vërtet e përjetoni.

8 deri në 10 persona e përdorin seksting

Seksting quhet dërgimi apo marrja e mesazheve seksuale, zakonisht nëpërmjet celularëve. Madje 82 për qind e personave të rritur përdorin seksting, ndërkaq niveli më i lartë i seksting ndërmjet çifteve është i lidhur me kënaqësinë më të madhe gjatë seksit, shkruan “Medical News Today”.

Seks do të thotë edhe më shumë para?

Sa më shumë seks, aq edhe para. Shkencëtarët i kanë analizuar pagat dhe shprehitë në krevat të 7.000 personave të rritur dhe kanë zbuluar që ata të cilët praktikojnë seksin së paku katër herë në javë, fitojnë 5 për qind më shumë se ata të cilët janë më pak aktivë në seks. Autori i studimit, Nick Drydakis, konsideron që njerëzit të cilët më shpesh qëndrojnë të zhveshur kanë edhe më shumë vetëbesim, dhe kanë edhe më shumë gjasa për t’u bërë të pasur. Pra nëse doni të shtoni llogarinë, e dini vetë ç’duhet të bëni.

“Ora e shenjtë e seksit”

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur rritet përqendrimi i hormoneve në gjak. Ndërsa në pyetësorin e bërë nga revista “Women’s Health”, thuhet se niveli i dëshirës te femrat rritet gjatë ditës dhe arrin pikun në orarin 11 deri 12 në mbrëmje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH