Aktualitet

Studimi: Ja çfarë rrezikoni nëse flini 5 orë gjumë

Shkruar nga Liberale
Studimi: Ja çfarë rrezikoni nëse flini 5 orë gjumë

Studiuesit thonë se, duhen të paktën pesë orë gjumë, në mënyrë që të ulet shansi i problemeve shëndetësore në të 50-tat. Sipas tyre, gjumi i dobët mund të jetë gjithashtu një paralajmërim ose rrezik në vetvete për shëndetin tuaj.

Ka dëshmi se gjumi ndihmon në rivendosjen, pushimin dhe rinovimin e trupit dhe mendjes, por se sa është e mesmja e artë ende nuk është e qartë.

Studimi i "PLoS Medicine" gjurmoi shëndetin dhe gjumin e nëpunësve civilë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 8,000 pjesëmarrësit u pyetën: Sa orë gjumë keni mesatarisht një natë jave?

Disa mbanin edhe një gjurmues gjumi me orë dore. Ata u kontrolluan për diabetin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës përgjatë dy dekadash. Nëpunësit civilë që flinin pesë orë ose më pak, rreth moshës 50 vjeç kishin 30% më shumë rrezik për sëmundje të shumta, sesa ata që flinin shtatë orë.

Gjatë periudhës së studimit rezultoi se, gjumi më i shkurtër në moshën 50 vjeç u shoqërua gjithashtu me një rrezik më të lartë të vdekjes, i lidhur kryesisht me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Studiuesit nga University College London dhe Paris Cité University thonë se, ekspertët në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH