Aktualitet

Studimi i Akademisë së Shkencave, Sulçebe: Qytetarët të vaksinohen për të kaluar një dimër të qetë

Shkruar nga Liberale
Studimi i Akademisë së Shkencave, Sulçebe: Qytetarët

Imunologu Genc Sulçebe ka treguar në një intervistë të dhënë për rubrikën “Opinion”, në “News 24”, rezultatet e studimit të kryer nga Akademia e Shkencave, lidhur me imunitetin e përftuar deri më tani nga popullata shqiptare.

Ndryshe nga tre muaj më parë, ku imuniteti në popullatë ka qenë diku te 43 %, imuniteti tanimë, në studimin e kryer në Tiranë dhe Berat, ka treguar se imuniteti ka arritur në masën 73.3%.

Megjithatë sipas mjekut, pjesa e pavaksinuar, duhet ta kryej këtë proces sa më shpejt, në mënyrë që imuniteti të kalojë në masën 90 % dhe qytetarët të jenë më sigurt nga ekspozimi i virusit.

Gjithashtu, mjeku apeloi qytetarët për t’u vaksinuar, sidomos të rinjtë, pasi në këtë mënyrë tha ai mbrojmë shëndetin tonë, por edhe të familjarëve dhe njerëzve të tjerë që na rrethojnë.

"Ky është lajm real. I mirë është se kemi revolucion, por ana jo e mirë e kësaj është që të kemi një fashë mbrojtëse të popullatës, duhet të jetë mbi 90%. Në Britaninë e Madhe antiturpat janë në masën mbi 90%. Ne duhet të vaksinohemi me shpejtësi që të shkojmë në masën 905. Në stinën e ftohtë varianti Delta është dy herë më infektues se varianti Alfa", u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH