Aktualitet

Studentja e UET: Sa ndikon Masteri për punonjësit e institucioneve...

Shkruar nga Liberale
Studentja e UET: Sa ndikon Masteri për punonjësit e institucioneve...

Xhovana Lusha, tashmë prej 5 vitesh Specialiste e Sistemit, Monitorimit dhe Shlyerjes pranë ALREG dhe gjithashtu studente që sapo ka përfunduar ciklin e studimeve Master në Degën Banka dhe Tregjet e Kapitaleve në UET do të shpjegojë se si ka ndikuar cikli i dytë i studimeve në profesionin e saj,

Nevoja për të vijuar një cikel të dytë studimesh pranë UET lindi si pasojë e pozicionit tim pranë Depozitarit ALREG. ALREG është një institucion i ri Financiar i cili solli risi në tregun vendas me mbështetje të dy bankave Credins dhe ABI. Ky institucion solli risi jo vetëm regjistrimin e titujve me pronësi private por gjithashtu në ofrimin e shërbimeve të klerimit dhe shlyerjes për transaksionet e ekzekutuara në Bursë dhe jashtë saj, nje proces i munguar më parë në Shqipëri.

Të jesh pjesë e një projekti të tillë ambicioz sigurisht që kërkon një formim të gjithanshëm duke marrë parasysh që pozicioni im perfshin IT të ndërthurur me Tregjet Financiare. Më herët kam ndjekur studimet pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës në degën Inxhinieri Infomratike dhe ciklin e dytë të studimeve master e kam kryer në të njejtin Universitet. Parë nga këndveshtrimi i formimit profesional në fushën e IT do ta quaja karrierën time të plotësuar por, në tregun e punës nuk është e mjaftueshme për të qënë i sukseshem. Një master i dytë në një fushë të re sic është ajo e Tregjeve Financiare dhe Bankave pranë UET ishte një zgjedhje jo vetëm personale por edhe në shërbim të asaj cfarë unë perfaqësoj aktualisht në tregun vëndas. ALREG është një institucin  finaciar i përbëre nga një grup ekspertesh në fushën e tregjeve financiare dhe si i tillë kërkon të ketë një staf të mirë formuar nga ana akademike, profesionale dhe praktike. Sipas nevojave të projektit jam trajnuar pranë Depozitareve të ndryshëm në Ballkan por, e pashë absolutisht të nevojshme ndërthurjen e trajnimeve praktike me përgatitjen akademike.

Sigurisht në vitet e fundit është  e mundur të diplomohesh gjithashtu online ku ofrohen mundësi përzgjedhjesh të profileve të ndryshme por, personalisht preferoj ti qëndroj besnike idesë që formimi akademik i mirfillte vjen nga frekuentimi i përditshem i auditorëve edhe pse kjo bëhet e vështirë për ata që janë të punësuar paralelisht. Puna dhe studimi në të njëjtën kohë më ka ndihmuar që të zbatoj të dyja përvojat tek njëra-tjetra por, mbi të gjitha zbatimin e njohurive të reja menjëherë në praktikë.

Mendoj që çdo person i cili punon ose ka aspirata per të punuar pranë një Institucioni Financiar apo cdo institucion tjetër nuk duhet të reshtë së studiuari. Gjithashtu do të sugjeroja që të mos ndalen vetëm në një fushë studimi pasi mundesitë janë të shumta për të qënë gjithë përfshirës duke rritur kështu njohuritë profesionale dhe gjithashtu duke sjellë më shumë benefite për kompanine në të cilën punon. Duhet marrë parasysh që punonjesit e mirë formuar dhe të cilët mbulojnë disa pozicione pune janë me të lakmuar nga tregu i punës. Ndjekja e një masteri të dytë është një vlerë e shtuar dhe e konsideroj një nga investimet më të mira tek vetja.

Sigurisht para se të vendosja për zgjedhjen e universitetit kisha vendosur paraprakisht degën në të cilën doja të studioja por, për këtë më një këshillim mbi karrieren të cilën ma ofroi UET në të cilën u qartëova akoma më shumë mbi vijueshmërinë e studimeve, dhe e kisha më të qartë se sa shume do të më shërbente kjo degë. Këtë vit mbylla ciklin e studimeve pranë këtij unversiteti dhe duhet të theksoj që është një eksperience e cila më ka shërbyer shumë në proceset e përditshme në pozicionin aktual që mbuloj pranë ALREG. Sigurisht që të përzgjedhësh një Universitet duhet që paraprakisht të kesh zgjedhur dhe lexuar mbi stafin akademik pasi janë pikërisht ata qe të nxisin në formimin akademik e profesional. Pasi bashkova të gjitha copëzat e kerkesave që kisha paracaktuar për zgjedhjen e universitetit më afër tyre ishte Universiteti Europian i Tiranes dhe jam shumë e kënaqur me zgjedhjen. /Gazeta Liberale

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH