Aktualitet

Studenti shqiptar në Austri: Situata, e mirë! Dyqanet do hapen më…

               Publikuar në : 13:02 - 07/04/20 liberale

Studenti shqiptar që studion në Austri, Daniel Lozana, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se si do të funksionojë vendimi i Kancelarit austriak për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Studenti Lozana tha se lehtësimi do të nisë nga mesi i prillit, ku do të hapen të gjithë dyqanet e vogla, ndërsa më 1 maj do të nisin punën të gjitha llojet e dyqaneve dhe më 15 maj do të hapin dyert edhe hotelet e gastronomitë.

“Për momentin situata është e qetë, ditët e fundit ka pasur rënie të numrit të të infektuarve. Austria ka marrë goxha masa të forta, ka vendosur në supermarket maska falas dhe persona të caktuar, që të kontrollojnë, nëse zbatohen masa. Mund të dalësh një xhiro në park, por jo të takosh një shok”, tha Lozana.

Çfarë masash po aplikohen?

Aktualisht lejohet dalja, por që gjithsesi njerëzit dalin pak. Mund të dalësh vetëm me personat, me të cilët bashkëjeton. Nëse del pa një arsye specifike, gjobitesh.

Po për mjetet private ka orar lëvizjeje?

Jo, mund të lëvizësh në çdo orar, por gjithmonë duke pasur parasysh rregullat, të shkosh në punë, jo të takosh njerëz. Hapur janë vetëm marketet dhe farmacitë, gjithë dyqanet e tjera janë të mbyllura.

Sa shkelen masat nga qytetarët?

Rastet janë shumë të pakta. Austriakët janë të ndërgjegjshëm, nëse vendoset një rregull, zbatohet. Kanë thënë që pas datës 14 dyqanet do të hapen. Duke parë që këto ditë situata ka qenë e mirë, Kancelari ka vendosur që më 14 të hapen dyqanet e vogla dhe pas datës 1 maj do të happen të gjithë dyqanet, ndërsa pas 15 majit do hapen edhe hotelet e gastronomitë.

Ky është një lajm shumë i mirë, pasi u bënë katër javë që jemi të mbyllur në shtëpi. Por, nëse qytetarët nuk do të bëjnë kujdes, situata do rikthehet sërish sit ani. Kështu që edhe pas daljes, ata duhet të tregojnë kujdes. /BW

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back