Aktualitet

Studenti që mungon

Shkruar nga Liberale
Studenti që mungon

Covid-19 do të jetë i dhimbshëm për universitetet, por gjithashtu do të sjellë ndryshime të nevojshme për një kohë të gjatë

The Economist

 Në normalitetin e ri të gjërave, fundi i verës sheh aeroportet në pjesën e zhvilluar të botës të mbushur me 18-vjeçarë nervozë, në startin e  një jetë të re në universitetet të botës. Niveli vjetor me numrin e studentëve në  më shumë se 5 milion studentë që duan të studiojnë jashtë është një triumf tashmë i globalizmit. Studentët kanë një shans për vizituar botën; universitetet marrin një grup të ri të klientëve me tarifa të larta. Megjithatë, me fluturime të ndaluara dhe kufij të mbyllur, ky migrim do të bëhet viktima e fundit e pandemisë.

Për studentët, covid-19 po i vështirëson atyre jetën. Shumë prej tyre duhet të zgjedhin ndërmjet seminareve me kohë të papërshtatshme, dhe qëndrimit në një shtëpi me prindërit të tyre dhe të shtyjnë me apo pa vështirësi studimet e tyre, deri sa jeta të jetë më normale. Për universitetet kjo gjë është katastrofike. Ata jo vetëm që do të humbasin pjesë të mëdha të të ardhurave nga studentë të huaj, por, sepse jeta në kampus mund të përhap infeksionin, ku do u duhet që të transformojnë mënyrën si funksionojnë gjërat dhe jetën e tyre.

Megjithatë fatkeqësia mund të ketë të këqijat dhe të mirat e veta. Për shumë vite subvencionet qeveritare i kanë lejuar universitetet t'i rezistojnë ndryshimeve që mund të përfitojnë si studentët ashtu edhe shoqëria. Universitetet mund të mos jenë në gjendje të garantojnë stabilitet për shumë kohë.

Arsimi i lartë ka qenë i lulëzuar. Që nga viti 1995, pasi nocioni i tij u përhap nga bota e pasur në atë të shfaqur se një diplomë nga një institucion i mirë ishte thelbësore, numri i të rinjve që regjistrohen në arsimin e lartë u rrit nga 16% e grup moshës përkatëse në 38%. Rezultatet kanë qenë të dukshme në kampuset e mbytura në të gjithë sferën anglo-saksone, ku universitetet më të mira kanë qenë përfituesit kryesorë të aspiratave të botës në zhvillim.

Megjithatë problemet po grumbullohen. Kina ka qenë një burim i studentëve të huaj me tarifë të lartë për universitetet perëndimore, por marrëdhëniet midis perëndimit dhe Kinës janë në vështirësi. Studentët me biografi ushtarake do të ndalohen të studiojnë në universitetet amerikane.

Qeveritë gjithashtu janë kthyer kundër universiteteve. Në një epokë kur politika ndahet përgjatë vijave arsimore, universitetet përpiqen të bindin disa politikanë për meritat e tyre. Presidenti Donald Trump i sulmon universitetet për "Indoktrinimin e Majtë Radikal". Rreth 59% e votuesve republikanë kanë një mendim negativ për kolegjet; vetëm 18% e demokratëve janë pozitiv ndaj tyre. Në Britani, kundërshtimi i zhurmshëm i universiteteve me procesin e Brexit nuk ka ndihmuar aspak. Duke pasur parasysh që shteti paguan mbi 25 % të tarifave të shkollimit në Amerikë, Australi dhe Britani, përmes huave dhe granteve studentore, në këtë situatë entuziazmi i qeverive ka shumë rëndësi.

Skepticizmi midis politikanëve nuk ka lindur pa shkak. Qeveritë investojnë në arsimin e lartë për të rritur produktivitetin duke maksimizuar kapitalin njerëzor. Por edhe pasi universitetet kanë lulëzuar për një kohë të gjatë, rritja e produktivitetit në ekonomitë e vendeve të pasura ka rënë. Shumë politikanë dyshojnë se universitetet nuk po japin mësim në lëndët e duhura, dhe po prodhojnë më shumë të diplomuar nga sa duhen në tregjet e punës. Duket disi e çuditshme por qeveritë kanë filluar të tërhiqen nga investimet mbi arsimin e lartë. Në Amerikë shpenzimet qeveritare për universitete kanë qenë të sheshta vitet e fundit; në Australi, edhe pse tarifa i titujve dhe gradave shkencore është dyfishuar, qeveria nuk i shikon si diçka pozitive për rritjen e produktivitetit në ekonomi.

Gjithashtu ekzistojnë pyetje në lidhje me përfitimet që mund të kenë studentët. Numri i studentëve të diplomuar ka një mesatare pozitive, por ky numër nuk përkthehet në vlerë financiare për të gjithë.

Në Britani, Instituti për Studime Fiskale ka llogaritur që një e pesta e të diplomuarve do të ishte më mirë nëse nuk do të kishin shkuar kurrë në universitet. Në Amerikë, katër në dhjetë studentë nuk diplomohen për gjashtë vjet, kohë maksimale për të përfunduar studimet e ciklit të parë - dhe, për ata që e bëjnë, primi i pagës po zvogëlohet. Në të gjithë botën, regjistrimi i studentëve vazhdon të rritet, por në Amerikë ai ra me 8% në periudhën 2010-2018.

Ndërkohë erdhi covid-19. Edhe pse recesionet kanë tendencë të rritin kërkesën për arsim të lartë, pasi perspektivat e dobëta të punës i shtyjnë njerëzit të kërkojnë kualifikime, por të ardhurat mund të bien. Rregullat e qeverisë do të kombinohen me nervat e universiteteve për të mbajtur numrat e duhur. Muajin e kaluar administrata Trump tha se studentët e rinj të huaj nuk do të lejohen të hyjnë në vend nëse klasa e tyre do të zhvillohet online. Katër nga universitetet kryesore të Australisë, Sydney, Melbourne, UNSW Sydney dhe Monash, një të tretën e të ardhurave të tyre e mbështesin te studentët e huaj. Ndërkohë pritet që universitetet angleze të humbin rreth 25% në të ardhurat e tyre gjatë një viti.

Dëmi nga covid-19 do të thotë që, të paktën në afat të shkurtër, universitetet do të jenë më të varura nga qeveritë se kurrë më parë. Ndërkohë ka shumë mundësi se 13 universitete në Britani rrezikojnë të hapen këtë vit akademik. Qeveritë duhet me patjetër të ndihmojnë universitetet, por duhet të favorizojnë ato institucione që ofrojnë mësimdhënie dhe hulumtime të mira, duke përfituar nga komuniteti i tyre. Ata që nuk plotësojnë asnjë nga këto kritere nuk duhet të lejohen të shkojnë në falimentim.

Ato universitete që mbijetojnë duhet të mësojnë nga pandemia. Deri më tani shumica e tyre, veçanërisht ato në krye të tregut, kanë rezistuar në vendosjen e kurseve universitare online. Kjo jo sepse mësimi në distancë është domosdoshmërish i keq - një e treta e studentëve të diplomuar po studionin plotësisht në internet vitin e kaluar - por sepse një diplomë tre ose katër vjeçare në kampus dhe idetë e studentëve se si duhet të duket një arsim universitar, si dhe kërkesa për shërbimet e universiteteve ishte aq e fortë sa nuk kishin nevojë të ndryshonin.

Tani ndryshimi po detyrohet mbi ta. Iniciativa e Krizave të Kolegjit në Kolegjin Davidson thotë se më pak se një e katërta e universiteteve amerikane ka të ngjarë të japin kryesisht mësime të individualizuara për vitin tjetër akademik. Nëse kjo vazhdon, atëherë do të zvogëlojë kërkesën për studime universitare. Shumë studentë blejnë përvojën e universitetit jo vetëm për të rritur aftësinë e tyre gjatë studimeve, por edhe për t'u larguar nga prindërit e tyre, për një rrjet edhe më të madh si dhe për të gjetur partnerë.

Kthimi tek hedhja e kapelave

Covid-19 është gjithashtu katalizues i inovacionit. Aleanca Akademike Big Ten, një grup universitetesh perëndimore u ofron rreth 600 mijë studentëve të saj mundësinë për të marrë kurse online në universitete të tjera të këtij grupi. Ka një hapësirë ​​të madhe për të përdorur teknologjinë dixhitale për të përmirësuar arsimin. Ligjëratat e dobëta të individualizuara mund të zëvendësohen nga ato në internet nga më të mirat në botë, duke u dhënë më shumë kohë për mësimet në grupe të vogla për të cilat studentët vlerësojnë më shumë.

Universitetet janë me të drejtë krenarë për traditat e tyre shekullore, por pedagogët e tyre antikë shpesh janë përdorur si një justifikim për t'i rezistuar ndryshimit. Nëse covid-19 i shkund ata nga vetëkënaqësia e tyre, atëherë është e sigurt së shumë  të mira mund të vijnë nga kjo katastrofë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH