Aktualitet

Studentët e mjekësisë ngrihen në protestë, kërkojnë anulimin e planit të punësimit të detyruar

Shkruar nga Liberale
Studentët e mjekësisë ngrihen në protestë,

Dhjetra studentë të Universitetit të Mjekësisë janë ngritur sot në protestë, duke kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre të detyruar pas përfundimit të studimeve.

Mësohet se, ata kërkojnë që ministria e Shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga ideja.

Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapodiplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.

Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH