Aktualitet

Studentët e Mjekësisë braktisin protestat, çfarë iu premtoi rektori Arben Gjata që i riktheu në auditorë

Shkruar nga Liberale
Studentët e Mjekësisë braktisin protestat, çfarë iu

Studentët e Mjekësisë iu janë rikthyer auditorëve pas javësh të tëra bojkotimi dhe protestash. Ata kanë zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, prej të cilit kanë marrë mbështetje ndaj kërkesave të tyre.

Gjata iu ka premtuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.

Pavarësisht arritjes së dakordësisë për t’u kthyer në auditorë, ata thonë se ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu do duhet t’i presë në takim dhe të përballet me studentët e Mjekësisë.

“Në takimin e sotëm ne morëm garanci nga rektori ku na thotë se do e zgjidhim në mënyrën më të mirë që mos të ketë asnjë pengesë për studentë deri në daljen enjë vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Do kthehemi të qetë në mësim, por nëse ky premtim do shkelet do i kthehemi sërish protestave. Që nesër do kthehemi sërish në auditorë. Ne gjetëm mirëkuptim mes njëri-tjetrit. E mira është që të mbështesim njëri-tjetrin. Ministrja duhet të përballet me këta studentë që i ka lënë rrugëve. Nga ministrja s’kemi ende përgjigje", është shprehur njëri prej tyre.

Sipas ligjit të miratuar nga qeveria, studentët e vitit të parë do duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve, 240 mijë lekë të reja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH